Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama takon Rutte në Hagë: NATO do të angazhohet në terminalin ushtarak në Durrës
Kryeministri Edi Rama, ka takuar në Hagë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Për këtë takim, kreu i qeverisë ka ndarë disa pamje nga takimi i tyre, teksa zbulon dhe pak nga diskutimet e zhvilluara mes dy liderve. Angazhimet e samitit, Ballkani Perëndimor, Porti i ri i Durrësit, si dhe përgatitjet e samitit 2027 në kryeqytetin shqiptar, janë disa prej diskutimeve mes Ramës dhe Rutte-s. Lidhur me portin e ri të Durrësit, Rama cilëson se NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak. “Hagë, Samiti i NATO-s – Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar,...