Rama-sipërmarrësve: Thojini gjërat troç, kështu mund të kuptojmë çfarë mund të bëjmë më mirë

Rama-sipërmarrësve: Thojini gjërat troç, kështu mund të kuptojmë çfarë mund të bëjmë më mirë

Aktualitet E Mërkurë, 2 Korrik 2025 14:22 Në takimin në Cërrik, kryeministri Edi Rama iu kërkoi sipërmarrësve dhe fermerëve që të flasin troç për problematikat që ka, pasi vetëm kështu mund të adresojnë gjërat siç duhet. ”Do të dëshiroja shumë që të jetë diskutim shumë i hapur, nuk na bën asnjë punë që juve të flisni duke rrumbullakosur fjalët ose duke mos i thënë gjërat troç. Vetëm kështu na jepni mundësinë se cfarë duhet të bëjmë më mirë për ju dhe vendin në tërësi. Baza e këtij takimi duhet të jetë të qenit krejt të hapur”, tha Rama.
Burimi: Kohajone.com