“Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës”- Bardhi akuza qeverisë për bllokimin e rrjeteve sociale të protestës: S’e ndryshon dot bindjen e shqiptarëve
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot (2 shtator) lidhur me bllokimin e disa llogarive në Instagram të qytetarëve që mbështesin protestën kundër qeverisë. Bardhi e ka krahasuar situatën në Shqipëri me zhvillimet në Serbi gjatë protestave masive kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiçit. Me një postim në rrjetin social, ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor, sipas tij, censurën për të kufizuar zërat kritikë dhe për të mbuluar dështimet e qeverisë. Në reagimin e tij, Bardhi shpreh solidaritet me qytetarët që pretendojnë se janë prekur nga bllokimi i llogarive për shkak të qëndrimeve të tyre. Sipas tij, asnjë mekanizëm censure nuk mund ta ndalë të vërtetën dhe bindjen e qytetarëve që protestojnë kundër qeverisë. Reagimi i plotë i Gazment...
Burimi:
javanews.al