‘Rama si një monark brenda një republike paralamentare’, Himçi: Kushtetuta, një leckë e hedhur në kosh
Teksa vendi është përfshirë nga skandale të reja, ndërsa në qendër të vëmendjes është mënyra se si po qeveriset vendi dhe ndryshimet drastike që po hartohen në dëm të qytetarëve. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, deputeti Blendi Himçi shprehet se vendi ndodhet në një situatë ku Kushtetuta po shpërfillet dhe kryeministri po vepron me kompetencat e një monarku brenda një republike parlamentare. Duke folur për Reformën Territoriale, Himçi tha se Partia Socialiste ka paraqitur një draft të njëanshëm, pa konsensusin e opozitës, që synon shkrirjen e 15 bashkive në mbarë vendin, ku Qarku i Elbasanit do të jetë ndër më të prekurit nga ky plan. Sipas ligjvënësit të PD, ky “bashkim mekanik” po bëhet pa marrë parasysh vullnetin e komunitetit, duke...
Burimi:
syri.net