Rama shtypi zërat kritikë brenda PS për hartën e re territoriale, i paralajmëroi me përjashtim

Rama shtypi zërat kritikë brenda PS për hartën e re territoriale, i paralajmëroi me përjashtim

Harta e re territoriale që parashikon shkrirjen 15 bashkive të vogla u miratua të enjten në mesnatë me 85 vota pro,  vota që erdhën nga 82 deputetët e PS-së dhe mandatet e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Nisma e njëanshme e PS-së u kundërshtua fort nga opozita, nga këshillat bashkiakë të bashkive që do të shkrihen dhe nga komunitetet lokale në këto zona që protestuan të enjten para parlamentit. Në seancë plenare u shfaqën edhe zëra kundër brenda radhëve të PS-së, por qëndrimet e tyre nuk u reflektuan në votimin final, pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për përjashtimin nga grupi parlamentar. “Ai (Rama) tha; nëse ti voton kundër je jashtë këtij grupi parlamentar,” tha deputeti veteran i kësaj partie, Erion Braçe gjatë një komunikimi...