Rama shpërndan pamjet nga liqeni i zi në Radomirë: Ajri i pastër dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut

Rama shpërndan pamjet nga liqeni i zi në Radomirë: Ajri i pastër dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë mëngjes të mërkure pamje të liqenit të zi në Radomirë. Ai shprehet se ajri i pastër në këtë zonë dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut. “MIRËMËNGJES dhe nga freskia e liqenit të zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibrës, ku ajri i pastër dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv