Rama shkon te një biznes i djegur në Tiranë: Kjo flamë nuk është e studentëve, nuk bëjnë ata akte të tilla

Rama shkon te një biznes i djegur në Tiranë: Kjo flamë nuk është e studentëve, nuk bëjnë ata akte të tilla

Kryeministri Rama ka reaguar në Facebook pas protestës së zhvilluar pranë Kryeministrisë, ku një kioskë u dogj plotësisht. Në mesazhin e tij, Rama u dha sërish të drejtë studentëve për kërkesat e tyre, por tha se nuk ka përkulje para dhunës. Kreu i qeverisë u bëri thirrje qytetarëve për durim, duke theksuar se kjo situatë do të kapërcehet dhe se Shqipëria do të dalë prej saj më e fortë dhe më e vetëdijshme për sfidat e përbashkëta. Mesazhi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:  Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e mundit, e djersës, e ëndrrave dhe shpresave të një familjeje të zakonshme, të prindërve të zakonshëm që hapin derën çdo mëngjes për të çuar në mbrëmje të ardhurat dhe për shtruar tryezën me...