Rama sfidon studentët/ Qeveria ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë, paratë shkojnë për Ronët e Mbrojtjes

Rama sfidon studentët/ Qeveria ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë, paratë shkojnë për Ronët e Mbrojtjes

Ndonëse kryeministri Edi Rama trumbetoi më të madhe rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm duke tejkaluar shifrën mbi 10 miliardë euro, mbështetja publike për dy sektorët më jetikë të ekonomisë që janë shëndetësia dhe arsimi do të ulet. Shifrat zyrtare dëshmojnë se prioritetet financiare të qeverisë janë zhvendosur larg nevojave bazë të popullsisë, duke u orientuar me ritme masive drejt dikasterit të Mbrojtjes. Të dhënat e buxhetit tregojnë se fondet për arsimin pësojnë një rënie reale në raport me madhësinë e ekonomisë. Ndonëse në vlerë absolute shpenzimet për këtë sektor rriten me 2.8 miliardë lekë, ndaj Prodhimit të Brendshëm shifra zbret nga 2.54% që është këtë vit, në vetëm 2.51% e PBB-së në vitin 2027. Ndonëse studentët janë derdhur rrugëve duke protestuar me revoltë...