Rama sfidon opozitën pas protestave të dhunshme: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kushdo ka të drejtë të kërkojë largimin e tij dhe të protestojë kundër qeverisë, por theksoi dorëheqja nuk mund t’i imponohet përmes dhunës. “Të dashur miq, kjo paketë nuk ka asnjë shpikje alla shqiptarçe. Nuk ka asnjë pikë apo nen që bie ndesh me lirinë dhe të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë. Në frymën e saj ka një të vërtetë shumë të thjeshtë: liria e secilit mbaron aty ku fillon liria e të tjerëve dhe të drejtat e gjithkujt ndalen aty ku cënohen të drejtat e të tjerëve. Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim, jo sot po dje, është në lirinë dhe të drejtën e tij ta mendojë, propagandojë apo kthejë në protestë këtë dëshirë. Këtu është...
Burimi:
javanews.al