Rama rrëfen për median gjermane ngjarjen që përjetoi në vitin 1997: Mendova që kaq ishte

Rama rrëfen për median gjermane ngjarjen që përjetoi në vitin 1997: Mendova që kaq ishte

Kryeministri Edi Rama përgjatë një interviste të dhënë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit”, ka rrëfyer kujtimet nga sulmi në janar të vitit 1997, por edhe nga fëmijëria. Për sulmin e vitit 1997, kreu i qeverisë tha se ishte një tentativë vrasjeje teksa ka treguar momente nga nata e ngjarjes dhe çfarë e pasoi. Pjesë nga intervista  Z. Kryeministër, le të fillojmë me gjatësinë tuaj. Ju jeni një nga krerët më të gjatë të qeverisë në Evropë, apo jo? Apo në të gjithë botën? Nuk e di, por sigurisht në Evropë. Milo Gjukanoviç, ish-presidenti...