Rama reagon për protestat: Nuk kam ikur, po përpiqem të shmang kurthin e dhunës që kërkon gjak
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë, duke deklaruar se është përpjekur të shmangë përfshirjen e drejtpërdrejtë në përplasjet e ditëve të fundit. Në fjalën e tij, Rama iu referua edhe ngjarjeve të 21 janarit 2011, kur katër protestues u vranë me armë zjarri në bulevardin përpara Kryeministrisë. “Ja ku jam, nuk kam ikur. Gjithsesi, vendosa të jem këtu sot, të përpiqem të them gjërat e mia”, u shpreh Rama.Kreu i qeverisë tha se gjatë ditëve të fundit është përpjekur të mos përfshihet drejtpërdrejt në situatën e krijuar, duke deklaruar se synimi ka qenë shmangia e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës. “Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e të koordinoj një përpjekje aspak të lehtë për të mos rënë...
Burimi:
javanews.al