Rama reagon pas emërimit të Igli Tares te Milani: E paimagjinueshmja tjetër…

Rama reagon pas emërimit të Igli Tares te Milani: E paimagjinueshmja tjetër…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Igli Tare është emëruar Drejtor Sportiv i klubit të madh italian, AC Milan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë moment si një arritje historike për shqiptarët dhe thotë se ndjehet krenar për Taren. “Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot? Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit. Krenar për ty vëlla“, shkruan Rama.
Burimi: Opinion.al