Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama publikon pamjet: Vijon puna për pastrimin e shtratit të lumit në Dunavec të Korçës
👁4644
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga puna për pastrimin e shtratit të lumit Dunavec të Korçës. “Vijojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e argjinaturës për të përmirësuar kullimin dhe mbrojtjen e 3,620 ha tokë bujqësore në Dunavec, Korçë. Ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin, rritur rendimentin dhe garantuar cilësinë e produkteve Made in Albania në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar”, shkruan Rama.