Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rama publikon pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Investim i rëndësishëm që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga segmenti i ri rrugor Zogsht- Ura e Çerenecit. Ai shprehet se ky është një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën. “Mirëmengjes 😊 dhe me pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht – Ura e Çerenecit, një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, duke lehtësuar ndjeshëm jetën e banorëve dhe duke i dhënë frymë zhvillimit lokal, ju uroj një të diel të paqtë🫶”, ka shkruar Rama. Top Channel