Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Sistemin Unik të Gjobave, një platformë të re digjitale që synon të rrisë transparencën dhe gjurmueshmërinë e procedurave administrative, duke i dhënë fund praktikës së gjobave të vendosura në letër. Përmes sistemit e-Gjoba, çdo kundërvajtje do të pajiset me një numër unik identifikimi dhe një bazë të qartë ligjore. Qytetarët do të njoftohen për gjobat përmes platformës e-Albania dhe mesazheve në telefon, ndërsa do të kenë mundësi t’i kontrollojnë, paguajnë dhe apelojnë ato në mënyrë digjitale. Gjatë prezantimit, Rama theksoi se të gjitha gjobat do të regjistrohen në një databazë të përbashkët, ku do të mund të ndiqet statusi i tyre, nëse janë aktive, të paguara apo të ankimuara. Sistemi do të mundësojë gjithashtu identifikimin e punonjësve që vendosin gjobat,...
Burimi:
javanews.al