Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi
Gjatë takimit me drejtuesit e gjimnazeve të Tiranës, në ambientet e Ministrisë së Arsimit, kryeministri Edi Rama i ka porositur ata që të shkruajnë ditarin e këtyre ditëve dhe të pasqyrojnë dhe dokumentojnë se çfarë ka ndodhur me fëmijët gjatë këtyre ditëve. “Jemi në një front të përbashkët për të kompensuar agresionin e imazheve që fëmijët marrin nga Tik Tok dhe platformat e tjera, ku tanimë janë bërë pjesë e një jete paralele ku ata kujtojnë se zgjedhin, por në fakt algoritmi i zgjedh dhe i shënjestron njësoj si rrjetet e shpërndarësve të drogës, që i çojnë në mënyrë të vazhdueshme te varësia nga diçka që i ndan nga realiteti. Lavdi Zotit pjesa më e madhe e nxënësve është e shëndoshë. Por rreziku që kjo...
Burimi:
javanews.al