No Image Available

RAMA PËRBALLË REBELIMIT TË BRENDSHËM/ KULLA: PO KERKON EMRA JASHTE PARTISE

Ilir Kulla parashikon një përplasje të fortë brenda Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore, me epiqendër përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkish.I ftuar në podcastin “Të Pashoq” të Pamfletit, Kulla përjashtoi mundësinë që pakënaqësitë brenda socialistëve të prodhojnë një ndarje të ngjashme me atë që dikur çoi në krijimin e LSI-së. Sipas tij, tensioni do të shfaqet brenda vetë PS-së, kur të nisë beteja për emrat që do të përfaqësojnë partinë në zgjedhjet vendore. “Jo, nuk ka shanse të krijohet diçka e tillë aty. E vetmja gjë që do të ndodhë është se do të ketë një përplasje të fortë brenda radhëve për përgatitjen e zgjedhjeve vendore dhe për kandidatët. Unë mendoj që Rama, duke lexuar sondazhet dhe duke lexuar protestat, do...