Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama për fjalën e Berishës në Spanjë: Vajmedet, përfytyroje ç’mendojnë të huajt
👁9633
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish sot kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha me figurën e një bufi. Në videon e rradhës të postuar në rrjete sociale, Rama ka ndarë një moment kur Berisha flet për të gjatë deklaratës në Kongresin e Partisë Popullore Europiane një ditë më parë në Spanjë dhe më pas stopon për një moment pasi siç duket nuk po gjente fjalën e duhur për ta artikuluar. “Një kryeministër që shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe…”, thotë Berisha. “Hajde parafytyroje ç’mendojnë të huajt në sallë… vajmedet“, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.