Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot një sistem të ri të furnizimit të naftës në vendin tonë. Nga mbledhja e zhvilluar sot në Tiranë me drejtuesit vendorë, Rama tha se kjo sjellë kontroll me çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës. “Jemi duke punuar për një sistem të ri të furnizimit të naftës, është një mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave. Kjo do sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”-u shpreh kryeministri Edi Rama. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv