Rama paralajmëron masa kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë! Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, një ditë pas protestës së dhunshme në Tiranë. Si masë të parë, Rama njoftoi një akt normativ për dëmshpërblimin e biznesit të vogël dëmtuar, ndërsa sipas tij, shteti do të mbulojë nga 70% deri në 100% të dëmeve, në varësi të rastit. Pjesë e paketës është edhe ligj i ri sipas modelit francez; “Kush thyen, paguan”, me gjoba deri në 500 mijë lekë të reja për shkeljet e parashikuara. Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia financiare do t’u kalojë prindërve ose kujdestarëve, sipas rregullave që do të përcaktohen në aktet përkatëse. “Akt normativ për dëmshpërblim të mënjehershëm të biznesit të vogël. Ligj i ri sipas modelit francez kush...
Burimi:
javanews.al