Rama paralajmëron arkitektët: Do të mbajnë përgjegjësi të plotë për projektet që devijohen

Rama paralajmëron arkitektët: Do të mbajnë përgjegjësi të plotë për projektet që devijohen

Arkitektët do të mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projekteve, kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, ndërsa mori pjesë në prezantimin e një start-up-i nga të rinjtë, për financimin e sektorit të ndërtimit. Kreu i qeverisë u ndal te problematika e devijimeve nga projektet fillestare dhe paralajmëroi masa të reja ligjore për të garantuar kontroll më të rreptë. “I jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë edhe volume, këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do të përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale...