Rama nxjerr RENEA-n kundër studentëve/ Dikur e lexonte si shenjë të rënies së regjimeve

Rama nxjerr RENEA-n kundër studentëve/ Dikur e lexonte si shenjë të rënies së regjimeve

Në ditën e pestë të protestave studentore, pas orësh të tëra përplasjesh në rrugët e Tiranës, përballë kryeministrisë në terren u nxorr një nga strukturat më të specializuara të Policisë së Shtetit. Forcat RENEA, të pajisura me armatim të rëndë dhe të përgatitura për operacione kundër terroristëve, pengmarrësve dhe kriminelëve të armatosur zbritën nga mjetet dhe u pozicionuan pranë kryeministrisë, përballë turmave të studentëve dhe gjimnazistëve që kërkonin largimin e Edi Ramës. RENEA është shkurtimi i emërtimit Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur. Njësia speciale e Policisë së Shtetit është trajnuar për ndërhyrje në situata me rrezikshmëri të jashtëzakonshme, përfshirë operacionet antiterroriste, pengmarrjet, arrestimin e personave të armatosur dhe neutralizimin e grupeve kriminale   Pamjet më poshtë tregojnë efektivët e RENEA-s që qëndrojnë me...