Rama nxjerr karriget e kuqe para Kryeministrisë: DIALOG! Studentët e refuzojnë

Rama nxjerr karriget e kuqe para Kryeministrisë: DIALOG! Studentët e refuzojnë

Edi Rama TIRANË-Në ditën e tetë të protestës kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish protestuesve thirrje për dialog. Para godinës së qeverisë janë vendosur në rrugë karriget e Kryeministrisë me pankartat “dialog”. Rama pasi vendosi pankartat, bëri të qartë se nga kjo ftesë përjashtohen personat që ushtrojnë dhunë dhe ata që nuk distancohen prej saj. “Kush do dialog, pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë. Unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, thekson Rama. Por studentët e kanë refuzuar ftesën për dialog. Në një letër të vendosur mbi njërën prej karrigeve, ata kanë shkruar mesazhin “Jep dorëheqjen”, duke i...