No Image Available

RAMA: NUK KA NEGOCIATA ME ATA QE DHUNOJNE

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë, ku ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj protestave të ditëve të fundit, duke deklaruar se shteti nuk duhet të negociojë me persona që përdorin dhunën. Gjatë fjalës së tij, Rama shprehu gjithashtu shqetësimin për dhunën ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët, sipas tij, janë në shërbim të mbrojtjes së qytetarëve. “Nuk negociohet me askënd që mban në dorë këtë. Ka rënë shteti nëse negocion me të. Në momentin që ai fiton, logjika e tij bëhet vetë shteti. Shqipëria e ka parë këtë film më shumë se një herë dhe pasojat kanë lënë plagë. Janë shumë pak ata që protestojnë paqësisht. Vajzat dhe djemtë e rinj që protestojnë në këtë mënyrë nuk duan paqe....