Rama në Nju Jork, pjesë e aktiviteteve të nivelit të lartë të OKB-së
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Rama do të shoqërohet gjatë vizitës nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar. Në Nju Jork, kryeministri pritet të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të mbajë një fjalim para përfaqësuesve të vendeve anëtare. Në agjendën e vizitës janë parashikuar gjithashtu pjesëmarrja në pritje zyrtare dhe aktivitete të nivelit të lartë, si dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit në SHBA, Rama do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të diasporës shqiptare
Burimi:
ntv.al