Rama: Ndërhyrja e deputetëve për të futur dikë në punë të konsiderohet vepër penale
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çdo ndërhyrje e një deputeti për punësime në administratë duhet të konsiderohet vepër penale. Në fjalën e mbajtur para grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama tha se do të propozojë që çdo ndërhyrje e një deputeti me telefon për të futur dikë në punë të konsiderohet vepër penale. “Do ta propozoj dhe do t’ju shikoj të gjithëve në sy dhe do t’ju kërkoj ta votoni”, u shpreh Rama. “Çdo mesazh “fute këtë në punë”, “shikoje pak atë”, duhet të konsiderohet vepër penale, sepse një deputet që bën këtë nuk është i denjë të jetë përfaqësues i atyre mijëra qytetarëve të tjerë që nuk kanë akses te WhatsApp-i i tij, që nuk janë pjesë e trungut të familjes...
Burimi:
kohajone.com