Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama ndan pamjet: Ja segmenti i ri që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën
Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se ky investim është i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore, teksa lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën. “MIRËMËNGJES dhe me pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht – Ura e Çerenecit, një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, duke lehtësuar ndjeshëm jetën e banorëve dhe duke i dhënë frymë zhvillimit lokal, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.