Rama ndan pamje nga Qafë Thana:U mbyllën punimet për riparimin e shtresave asfaltike

Rama ndan pamje nga Qafë Thana:U mbyllën punimet për riparimin e shtresave asfaltike

Kanë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai thekson se kjo ndërhyrje lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore. “Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë. Një ndërhyrje që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore”, njofton Rama.