Rama mungoi në stadium, e zëvendësojnë tre anëtarë të maxhorancës

Rama mungoi në stadium, e zëvendësojnë tre anëtarë të maxhorancës

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndjekë nga ekrani përballjen emocionuese mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke munguar kësaj radhe në stadiumin “Air Albania”. Në vend të tij, në tribunë ishin të pranishëm tre përfaqësues të maxhorancës: kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Ata ndoqën ndeshjen së bashku me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Të tre kanë ndjekur ndeshjen, por duhet thënë se kanë qendruar disi në distancë nga njeri-tjetri.
Burimi: Argjiroja.net