Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi për situatën në vend
Nesër, pas kthimit nga takimet në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Njoftimi i zyrës së shtypit të kryeministrit: *”Nesër, sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”. Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite”*, thuhet në njoftim.
Burimi:
kohajone.com