Rama me telefon në vesh, futet ‘fshehurazi’ në Kryeministri
Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve kanë sjellë ndryshime në axhendën e mazhorancës, ndërsa mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave është anuluar dhe mbledhja e qeverisë është zhvendosur në mesditë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është parë të hyjë në godinën e Kryeministrisë nga porta e përdorur nga punonjësit e administratës, ndryshe nga herët e tjera, kur automjeti i tij futet në oborrin e brendshëm të godinës. Në pamjet e publikuara, Rama shfaqet i veshur me një pardesy të errët, teksa hyn nga një prej hyrjeve anësore të Kryeministrisë. Këto lëvizje vijnë në një kohë kur protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve, ndërsa protesta pritet të zhvendoset para selisë së qeverisë. Një tjetër element është blindimi i portave kryesore të Kryeministrisë, masë...
Burimi:
gijotina.com