Rama kthen Policinë e Shtetit në mercenarë, ofron pagesë për mbrojtjen e karriges së tij

Rama kthen Policinë e Shtetit në mercenarë, ofron pagesë për mbrojtjen e karriges së tij

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, zhvilluan një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, pas protestave që kanë përfshirë Shqipërinë por sidomos Tiranën dhe ku kërkohet dorëheqja e tij e menjëhershme. Gjatë takimit, Rama ka dënuar sulmet sipas tij ndaj efektivëve dhe ka paralajmëruar rritje të konsiderueshme të pagave të policisë nga 1 janari, si dhe një mbështetje financiare prej 2,500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në front. Kështu kreu i qeverisë po mundohet të bindë me para edhe ata policë që nuk duan të përballen me rininë. Dhuna e urdhëruar nga vetë kreu i qeverisë është strategjia e tij e vetme. Tani do paguaje për këtë. Po e kthen policinë në mercenarë të paguar që ti shërbejnë atij dhe...