Rama: Komunikimi publik i së nesërmes kërkon ide dhe kontribute të reja. Bashkohuni me Rrjetin MIA

Rama: Komunikimi publik i së nesërmes kërkon ide dhe kontribute të reja. Bashkohuni me Rrjetin MIA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kanë mbetur edhe tre ditë nga përfundimi i thirrjes për profesionistë dhe të rinj me ide të reja për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA, nismë e Agjencisë për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama fton profesionistë të komunikimit, medias, teknologjisë, inteligjencës artificiale, videos, dizajnit dhe analizës së të dhënave që të aplikojnë për t’u përfshirë në strukturat e komunikimit publik ose për të propozuar ide dhe projekte të reja. Thirrja ofron dy mundësi: “Puno me ne”, për t’u bërë pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore, dhe “Bashkëpuno me ne”, për ata që duan të propozojnë një ide, projekt apo zgjidhje për përmirësimin e komunikimit publik. “EDHE TRE DITË për t’u...