Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Tre drejtues të institucioneve në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë paraqitur dorëheqjen këtë të premte, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për largimin e drejtuesve të institucioneve shtetërore. Ata janë: Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave, Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, si dhe Etugert Llazi, drejtues i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Procesi i dorëheqjeve është shtrirë edhe në institucionet në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku kërkesa për largim ka përfshirë drejtuesit e 11 institucioneve. Në listën e drejtuesve të prekur nga kjo kërkesë përfshihen administratori i Albpetrolit, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), administratorët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, si dhe drejtori...
Burimi:
kohajone.com