Rama ka një mesazh për trazirat në vend

Rama ka një mesazh për trazirat në vend

Në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë në Tiranë dhe nga sot në disa qytete të vendit, kryeministri Edi Rama përcjell një mesazh për Shqipërinë, duke shprehur besimin se vendi nuk mund të kthehet më pas. “Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shprehet Rama. Mesazhi vjen në një klimë të tensionuar politike, teksa studentë dhe të rinj kanë dalë në protesta të forta prej 4 ditësh, duke kërkuar ndryshime dhe dorëheqjen e kryeministrit, edhe pse ky i fundit është shprehur se nuk e jep dorëheqjen. Tubimet e ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës publike e private....