“Rama jep dorëheqjen!”/ Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës
Studentët, të cilët janë mbledhur fillimisht pranë fakultetit, po lëvizin në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Sipas raportimeve nga terreni, marshimi ka kaluar në zonën e 9-katësheve, ndërsa protestuesit vijojnë rrugën drejt godinës së ministrisë, ku pritet të ndalen për të vazhduar protestën. Thirrja “Rama, jep dorëheqjen!” po shoqëron marshimin e studentëve, të cilët i janë bashkuar protestave që prej katër ditësh po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Ndryshe nga një protestë që kufizohet te kërkesat për arsimin, studentët e Mjekësisë kanë drejtuar thirrjet e tyre kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo është edhe kërkesa që ka bashkuar gjimnazistët dhe studentët gjatë ditëve të fundit, duke e kthyer protestën në një kundërshtim të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë. Ndërkohë, situata përpara Kryeministrisë paraqitet më...
Burimi:
gijotina.com