‘Rama jep dorëheqjen’/ Nis marshimi i qytetarëve nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë

‘Rama jep dorëheqjen’/ Nis marshimi i qytetarëve nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë

Marshimi i qytetarëve në protestën e 134-t kundër qeverisë së Edi Ramës ka nisur nga Sheshi Skënderbej në drejtim të Kryeministrisë. Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe pankarta në duar, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit dhe vijimin e qëndresës qytetare të nisur prej muajsh. Fjalimet e protestuesve do të mbahen para Kryeministrisë, ku qytetarët pritet të përcjellin mesazhet e tyre dhe të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës.