Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, në krye Adea Pirdeni
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do të krijohet një ministri e re në vend, javën e ardhshme. Gjatë një takimi ku u prezantua platforma ‘Shkalla e Meritës', Rama njoftoi se do të krijohet Ministria e Administratës Publike, e cila sipas tij do të drejtohet nga ministrja Adea Pirdeni. Sipas kreut të qeverisë, administrata publike është kthyer në një nga çështjet kryesore të agjendës qeveritare, duke e cilësuar atë si një element thelbësor për ndërtimin e mëtejshëm të shtetit europian. Edi Rama: Dua ta ndaj me ju sot që do të krijojmë javën e ardhshme ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë më tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë dhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë. Është nevoja...
Burimi:
zeri.ai