Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë

Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në aeroportin “Nënë Tereza”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thekson se falë projektit inovativ të arkitektit të famshëm italian, Marco Casamonti, ky aeroport po transformohet një ndër më të bukurit e Evropës. Sipas tij, aeroporti “Nënë Tereza” sot renditet si më i madhi në rajon për numër pasagjerësh. ”Aeroporti i Europës së Ballkanit, i cili është sot më i madhi në rajon për numër pasagjerësh, po transformohet edhe në një ndër më të bukurit e Europës falë projektit inovativ të arkitektit të famshëm italian, Marco Casamonti”, u shpreh kryeministri.
Burimi: Opinion.al