Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rama i bëri “kurban”, Dredha pranon dorëheqjet e drejtorëve të Bashkisë Vlorë
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura rreth orës 09:00 në ambientet e bashkisë, ku Dredha ka firmosur një për një dorëheqjet e 25 drejtorëve dhe përgjegjësve të institucioneve vartëse lokale. Ky vendim vjen në kuadër të reformave që po ndërmerren për ristrukturimin dhe eficiencën e administratës vendore, si dhe për t’iu përgjigjur thirrjes së fundit të kryeministrit për përgjegjësi të reja në nivelet drejtuese. Ende nuk është bërë e ditur nëse largimi i këtyre drejtuesve...