Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me rastin e Erjon Vishkullit, të riut nga Elbasani që u dërgua në Itali për trajtim të specializuar mjekësor pas lëndimit gjatë protestave të fundit. Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas një postimi të motrës së të riut, e cila ka nxitur Ramën të sqarojë publikisht se kush e mori iniciativën për transferimin dhe mbulimin e shpenzimeve të mjekimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se ka qenë personalisht ai që ka ndërmarrë iniciativën për dërgimin e Vishkullit në Romë, ndërsa transporti me avion mjekësor dhe të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga shteti shqiptar. Kryeministri zbulon gjithashtu se e ka takuar të riun përpara nisjes nga aeroporti, duke i uruar shërim të shpejtë. Sipas tij,...
Burimi:
javanews.al