Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama falënderim publik për Lindën: Je e vetmja opozitë që nuk e mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit
👁7744
Në fjalimin e fitores së thellë të PS në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit me 83 mandate, kreu i socialistëve Edi Rama falënderoi publikisht edhe bashkëshorten Linda Rama. ”Falënderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që unë vazhdoj të mos arrij ta mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e paepur të Zahos, nënën kryelartë të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është shtylla që i mban të katërt këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Besoj se unë flas edhe në emrin tënd, duke falënderuar Zahon, i cili...