Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

Në nisje të sezonit të ri të fushatës së komunikimit me median, kryeministri Edi Rama foli sot dhe për situatën në Bashkinë e Tiranës. Duke iu referuar situatës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili vijon të jetë nën masën e sigurisë “arrest në burg”, Rama e cilësoi drejtimin aktual të institucionit si “një eksperiment social dhe ekonomik”. Ai tha se Bashkia e Tiranës “nuk ka kokë” në drejtim duke vlerësuar se kjo është e papranueshme. “Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë”, deklaron kryeministri. Duke folur për përvojën e tij në politikë dhe raportet e pushtetit me individët, Rama tha diçka që nuk përmendi se për kë bëhet fjalë: “Ishte një talent, talent i madh...