Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Kryeministri i vendit, Edi Rama zgjodhi sot Klodiana Spahiun si pasuesen e Evis Salës, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Pas këtij hapi ka reaguar vetë Spahiu, e cila ka falënderuar kreun e qeverisë për besimin, ndërsa thotë se do të punojë për të çuar para çdo angazhim në krye të këtij institucioni. “Së pari, falënderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim. Falënderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri. Një falënderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq...