Rama e cilësoi PS bordello, Irena Beqiraj: Socialistët duhet ta ribëjnë partinë nga e para

Rama e cilësoi PS bordello, Irena Beqiraj: Socialistët duhet ta ribëjnë partinë nga e para

Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili dy netë më parë, në një emision televiziv, e cilësoi Partinë Socialiste si një “bordello”. Përmes një postimi në Facebook, Beqiraj u shpreh dje se kjo deklaratë është tregues i një krize të thellë brenda PS. Ajo thekson se pas kësaj, socialistët duhet të kuptojnë që partia ka nevojë të ribëhet nga e para. Beqiraj përmend gjithashtu një thënie të Marcus Aurelius: “Zgjedhjet janë çështje karakteri”. Ajo shton se karakteri i liderit që zgjidhet përcakton karakterin e atyre që e zgjedhin. “Pas kësaj deklarate socialistët duhet...
Burimi: Sot.com.al