“Rama duhet të japë dorëheqjen“, Salianji: Çdo ditë që qëndron në pushtet përmes dhunës thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë

“Rama duhet të japë dorëheqjen“, Salianji: Çdo ditë që qëndron në pushtet përmes dhunës thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për protestat e studentëve dhe gjimnazistëve, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji i cilëson të rinjtë si kategorinë më të përjashtuar nga qeverisja, duke akuzuar qeverinë për varfëri, korrupsion, keqqeverisje dhe mungesë meritokracie. “Gjimnazistët dhe studentët, kategoria më e përjashtuar nga kjo qeverisje, më të braktisurit, të përçmuarit dhe të mënjanuarit nga çdo vendimmarrje, të goditur nga varfëria që ushqejnë korrupsioni dhe keqqeverisja, nga padrejtësitë, mungesa e meritës dhe promovimi i krimit e i paaftësisë, kanë marrë në dorë sovranitetin në qytete, rrugë dhe sheshe. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen”, shkruan Salianji. Sipas Salianjit, çdo ditë që  Rama insiston të qëndrojë në pushtet përmes dhunës dhe forcës,...