Rama: Do të eksportojmë armatime! Kryeministri beson se ky qëllim do të realizohet brenda një dekade

Rama: Do të eksportojmë armatime! Kryeministri beson se ky qëllim do të realizohet brenda një dekade

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të shtunë repartin e operacioneve speciale në Zall Herr, së bashku me ministrin e mbrojtjes Pirro Vengu, duke thënë se qeveria shqiptare ka fokusuar vëmendjen në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe modernizimin e ushtrisë. “Ne do të jemi një vend eksportues i prodhimeve ushtarake brenda kësaj dekade, ky është qëllimi, dhe jemi në rrugën e realizimit, duke parë se si po ecin edhe diskutimet me kompani të mëdha të ekselencës botërore që kanë shprehur gatishmërinë të na bashkohen në këtë aventurë të re”, tha Rama. Rama deklaroi se Shqipëria tashmë ka ushtrinë më të mirëpaguar...
Burimi: Vizionplus.tv