Rama dhe Mickoski inaugurojnë sistemin “One Stop Shop” në Qafë-Thanë, kryeministri paralajmëron shtrirjen në pikat e tjera kufitare
Një moment pozitiv dhe një hap konkret me një rëndësi të jashtëzakonshme për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama promovimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop” në Qafë thanë. Së bashku me homologun e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kreu i qeverisë shqiptare theksoi rëndësinë e çuarjes përpara të projektit madhor të Korridorit 8, i cili sipas Ramës ka një rëndësi strategjike për BE e NATO. “Ne kemi një shprehje në shqip; beso e kontrollo. Deri tani në këtë doganë ishim kontrollo- kontrollo, tani jemi beso kontrollo dhe hapi tjetër është beso-beso që të mos kemi asnjë kontroll për t’u bërë pjesë e Europës pa kontrolle mes nesh. duhet ta përforcoj atë që tha Mickovski që jemi...
Burimi:
javanews.al