Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve! Kush i ka, t’i heqë!

Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve! Kush i ka, t’i heqë!

Pas bareve dhe restoranteve, Kryeministri Edi Rama paralajmëron që të hiqen lavazhet nëpër lagje, për lirimin e hapësirave publike. “Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama krahas pamjeve të ndara në rrjetet sociale.