Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rakitic: Jam dakord me Pique, Yamal nuk do ishte titullar me Messin
👁6486
30 Prill 2025 18:33 Telesport Në një intervistë të fundit, ish-lojtari i Barcelonës, Ivan Rakitic, u pyet për Lamine Yamal dhe për formën aktuale të katalanasve. Kroatit i kujtuan një deklaratë që Gerard Pique, sipas të cilit Lamine nuk do të kishte vendin e titullarit në Barcelonën e viteve 2009-2015. “Jam dakord me Gerard. Lamine është i jashtëzakonshëm, por sulmi i Barcelonës ishte më i forti në histori: Messi, Neymar dhe Suarez”, u shpreh Rakitic. “Gjithsesi, Lamine është i shkëlqyer dhe mund të luajë kudo në sulm. Më pëlqen vetëbesimi i tij dhe fakti që e shijon futbollin”.